
Aksident në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar – Policia jep detaje
14 prill 2025
| 20:46
Një person ka vdekur e dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Baballoq të Deçanit.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, ka deklaruar Rugova.