Aksident në Dollc të Klinës, katër të lënduar (Foto)

01 prill 2019 | 17:29

Rreth orës 15:20 në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident, ku të përfshira kanë qenë një veturë dhe një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka publikuar të dhënat e…