Aksident në Dragobil të Malishevës, lëndohen katër persona

29 janar 2024 | 19:16

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rreth dy orë më parë në fshatin Dragobil të Malishevës.

Siç ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për katër persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dragana Miletiq e njohur me nofkën ‘Beba’ është nënkryetare e…