Aksident në Ferizaj, katër të lënduar dërgohen në spital

29 qershor 2023 | 09:59

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Lloshkobare në Ferizaj.

Sipas policisë, në këtë aksident janë lënduar katër persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 28.06.2023 – 13:54. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis dy veturave private. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mos mbajtjes së distancës nga njëri prej drejtuesve të veturave të përfshira në aksident. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga prindi…