Aksident në Ferizaj, lëndohen lehtë 7 persona

08 prill 2023 | 10:39

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Sazli të Ferizajt ku si pasojë 7 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e njërit prej drejtuesve.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Fsh. Sazli, Ferizaj 07.04.2023 – 07:53. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima femër kosovare.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesit dhe pesë (5) pasagjerë meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka ndaluar zyrtarët qeveritarë të largohen…