Aksident në fshatin Besi, lëndohet çiklisti

12 janar 2020 | 17:54

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshati Besi ku një veturë e ka goditur një çiklist.

Si pasojë e aksidentit çiklisti ka marrë lëndime. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Është raportuar për një aksident në Besi. Një veturë e ka goditur çiklistin. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar edhe autoambulanca dhe i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina nuk do të ndryshojë pozicionin se Tajvani është pjesë…