Aksident në Istog, lëndohen 3 persona

02 mars 2021 | 20:33

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Bellopojë të Istogut.

Sipas mjekëve, gjendja e të lënduarve është mirë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidentin dhe gjendjen e pacientëve për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 14:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Bellopojë të Istogut, ku ishin të përfshira një kamion dhe një veturë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona dhe sipas mejkëve ata janë jashtë rrezikut për jetë, pra kanë lëndime të lehta”, tha Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë në një status në…