Aksident në Kaçanik, humb jetën një i mitur

02 gusht 2018 | 10:40

Një i mitur nga fshati Biqec i Kaçanikut, ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në orën 21: 15 minuta, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i mituri kishte qenë udhëtarë në një veturë ku drejtuesi i saj nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar kryetarin e komunës…