Aksident në Kijevë, pesë persona kërkojnë ndihmë mjekësore
                04 shkurt 2024
                |  21:59
            
        Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Kijevë të Malishevës.
Aksidenti ka ndodhur në ora 18:30 dhe si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.
Lajmin për Express e ka konfirmuar e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë ai.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        