Aksident në Koretin të Kamenicës, vdes një person

12 shkurt 2018 | 22:40

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Koretin të Kamenicës.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës dhe viktima është i moshës 50 vjeçare.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se bëhet fjalë për një vetëaksident.

“Person i lindur në vitin 1968 ka humbur jetë si pasojë e vetëaksidentit, duke mos iu përshtatur shpejtësisë ka humbur kontrollin”, ka thënë Hashani për “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR),…