Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tre persona

10 mars 2021 | 10:09

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në Lupç të Podujevës, ndërsa si pasojë janë lënduar tre persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona”, u shpreh Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjidhja e kontesteve të punës në Kosovë kryesisht bëhet përmes…