Aksident në një kantier ndërtimi në Velenje të Sllovenisë, lëndohen pesë punëtorë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Velenje të Sllovenisë, ku sipas mediave lokale të këtij qyteti dhe policisë së atjeshme, janë lënduar pesë punëtorë. Aksidenti në punë ndodhi sot, më 29 maj, rreth orës 10:00 të mëngjesit në Velenje.
Departamenti i Policisë së Celjes njoftoi se lidhur me rastin, është informuar sot, më 29 maj, rreth orës 10:00 të mëngjesit, se një aksident i rëndë në punë ndodhi në një kantier ndërtimi në Velenje, në të cilin u plagosën pesë persona.
Të lënduarit u dërguan me ambulancë në spitalet e Celjes dhe Slovenjgradecit. Shkalla e lëndimeve të tyre nuk dihet ende.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi gjatë derdhjes së një pllake në një sallë më të madhe.
Në vendngjarje kanë dalurt menjëherë organet kompetente përfshirë gjyqtarin hetues dhe prokurorin e shtetit të rrethit të Celjes, për të hetuar me rastin.



