Aksident në Orikum, automjeti përplas 10 dhi dhe çobanin

30 prill 2026 | 08:49

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Orikum-Vlorë.

Sipas informacioneve të Top Channel, një automjet ka përplasur dhjetë bagëti (dhi), si dhe çobanin.

Si pasojë, raportohet se të dhjetë bagëtitë kanë ngordhur, ndërsa i lënduar është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar traumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë në ”Click” të RTV21 ka…