Aksident në Pejë, e përfshirë një veturë e policisë – katër të lënduar

05 maj 2025 | 21:14

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.

Nga kjo përplasje ku e përfshirë ishte edhe një veturë e policisë, u lënduan katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e këtij qyteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë të regjistruar pasditen…