Aksident në Rrugën e Kombit, raportohet për 5 të plagosur

25 dhjetor 19:29

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit.

Nga se bëhet e ditur, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti, bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës. Njëri nga të plagosurit, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati, Tomë Gashi ka deklaruar që kërkesa për shfuqizimin e…