Aksident në rrugën Kaçanik-Ferizaj, një i vdekur e pesë të lënduar

18 nëntor 2023 | 00:52

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka.

Mësohet se viktima është i moshës së re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk po gjejnë…