
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar
17 tetor 2022
| 22:48
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Pestovë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete private.
Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të lënduar
Avni Zaiti, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, ka konfirmuar rastin për Indeksonline.