Aksident në rrugën Pejë-Rozhajë, katër të lënduar

04 janar 2021 | 23:43

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Pejë – Rozhajë,  në vendin e quajtur “Shpella e Bobit”.

Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për ‘Radio1’ zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Ndërsa dy nga të lënduarit pas trajtimit janë liruar, ndërkaq dy të tjerë janë ndaluar për t’u trajtuar, por nuk janë në rrezik jete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një rrëfim ndryshe për emisionin Opinion në Tv Klan,…