Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, katër të lënduar

04 prill 2021 | 18:34

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë tri automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje.

Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka konfirmuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar votimi për raundin e dytë për zgjedhjen presidentit…