Aksident në Vushtrri, katër persona dërgohen në spital

08 korrik 2020 | 22:01

Një aksident mes dy veturave në Vushtrri çoi në spital katër persona.

Ata morën tretman mjekësor në spitalin e këtij qyteti, njofton Klan Kosova. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri, si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave civile. Katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partizani i ka provuar të gjithë të ‘zezat’ këtë sezon,…