Aksident trafiku në Pejë, lëndohen dy persona

01 tetor 2022 | 21:11

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 18:40 në Pejë, në mes dy veturash e një autobusi, i cili në momentin e aksidentit ishte i parkuar.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orë 18:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ” Beteja e Loxhës” në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar. Si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, por sipas ekipit mjekësor të njëjtit kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
42 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24…