Aksident trafiku në Poujevë, dy persona të lënduar

13 maj 2021 | 18:07

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zidane ka lënë jashtë listës Marcelon për ndeshjen e sotme…