Aksident trafiku në rrugën Ferizaj – Kaçanik, lëndohen tetë persona

31 mars 2022 | 23:15

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 22:11 ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik në hyrje te autostradës ne Kaçanik ka ndodhur një aksident trafiku ne mes dy automjeteve te udhëtareve me targa vendore”, tha Veseli.

Ai tha më tej se të lënduar janë 8 persona dhe janë trajtuar në Kaçanik e disa janë përcjell më pas për Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premierliga angleze ka vendosur të lejojë të bëhen pesë zëvendësime…