Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor

23 qershor 2026 | 23:12

Sot rreth orës 21:35, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për të marrë tretman mjekësor.

Lajmi është konfirmuar  nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, ka kritikuar hezitimin për ta…