Aksident tragjik në Gjermani: Vdes burri nga Peja

06 korrik 2025 | 15:41

Një mërgimtar nga Kosova e ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.

Nexhat Lushi nga Peja, vdiq pas një aksidenti atje.

Lajmin e kanë të afërmit e tij.

“Pas nje aksidenti trafiku nê Gjermani ka nderruar jetë NEXHAT LUSHI nga Qyshku i Pejës”, thuhet në lajmërimin e të afërmit.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe gruaja e të ndjerit.

“Pata shumë sprova në jetë, dole ti dhe ma ringjalle jetën. Mësova se çka është jeta prej teje. Oh, sonte mu nda shpirti përgjysmë, inshallah takohemi në lule të xhehnetit. Nexhi jem. Do të mbetesh kujtimi më i bukur për mua na le shumë ëndrra pa i realizuar, na mbetën në gjysmë. Shumë e ke dashur jetën o Zot”, ishte reagimi i gruas

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot varroset dyvjeçarja e cili vdiq tragjikisht pasi ra në…