Aksident tragjik në Podujevë: Një person vdes, katër të tjerë të lënduar pas përplasjes mes një veture dhe kamioni

15 shtator 2025 | 20:48

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni në Podujevë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, vetura dhe kamioni ishin në lëvizje dhe se më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo bëri me dije se i vdekur ka mbetur shoferi i kamionit.

“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka shtuar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka shprehur…