Aksidentet në komunikacion, kërkohet që të merren masa për të rritur kontrollin në trafik

22 shkurt 2023 | 23:06

Katër persona humbën jetën sonte rreth orës 19:15 në një aksident trafiku në magjistralen Shtime-Ferizaj.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të marrë masa për të rritur kontrollin në trafik.

“Katër jetë të humbura sot në një aksident trafiku. Ngushëllime familjarëve. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që urgjentisht të marrë masa për të rritur kontrollin në trafik”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është shprehur e shqetësuar për kuotat e Rusisë si…