Aksidenti i rëndë në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, humb jetën një person

13 maj 2023 | 12:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik pak pas mesnatës, ku si pasojë ka vdekur një 76-vjeçar dhe është lënduar një 23-vjeçare, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi veturë, ka kaluar në anën e kundërt të lëvizjes, ka rënë në hendek dhe ka përfunduar në hekurudhë.

“Më datën 13.05.2023 në ora 00:06 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë” ka ndodhur një aksident komunikacioni, e përfshirë një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, derisa vetura po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim te Kaçanikut dhe me të arritur tek vendi i quajtur ,,Kulla me qeshmë ’, për çështje të panjohura humb kontrollin mbi veturë dhe kalon në anën e kundërt te lëvizjes, bije në hendek dhe përfundon në hekurudhë. Për pasojë e këtij askidenti në vendin e ngjarjes humb jetën pasagjeri Q.S (M/K) i moshës 76, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët lujdestar, ndërsa lëndime trupore pëson shoferi Xh.S (F/K) e moshës.23 vjeçare, e cila pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Kaçanik, për tretman të mëtutjedhëm mjekësor dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë me targa serbe është djegur në veri të…