Aksidenti i rëndë në Shqipëri, pas të riut nga Lipjani ndërron jetë edhe 42-vjeçari nga Prizreni

20 janar 2024 | 11:32

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pesë ditësh te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë Krujës, ku si pasojë ka humbur jetën i riu nga Lipjani, Gëzim Rizani.

Ndërsa të lënduarit tjerë ishin dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Plagët e marra nuk arriti t’i përballojë as shtetasi kosovar tjetër, Dardan Hoxhaj, i cili si pasojë ndërroi jetë në spital sot në moshën 42-vjeçare.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes njoftimeve në rrjete sociale.

42-vjeçarit do t’i jepet lamtumira e fundit të dielën e 21 janarit në varrezat e Vlashnjes.

“Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 20.01.2024 në moshen 42 vjeqar vdiqën djali axhës, Dardan (Sadik) Hoxhaj pas aksidentit që bëri me 15.01.2024 në Shqiperi.

Për shkaqe të procedurave të mjeksis ligjore në Shqiperi, varrimi do të bëhet me datën 21.01.2024, me drek në Vlashnje”, thuhet në njoftimin mortor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Shëndetësisë në Komunë të Prishtinës, Izet Sadiku, ka…