Izet Sadiku: Në Kosovë po qarkullojnë tre virus, bëhet fjalë për Covid-19 dhe gripin e derrit

20 janar 2024 | 11:20

Drejtori për Shëndetësisë në Komunë të Prishtinës, Izet Sadiku, ka bërë me dije se në Kosovë janë duke qarkulluar tri lloj të gripave.

Ai ka treguar se njeri nga viruset është ai i Covid-19.

Dy viruset tjerë, sipas tij, janë ai i gripit sezonal dhe ai i gripit të derrit.

“Kemi një numër shumë të madh një fluks ju edini që edhe në javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur me rekomandim të IKShPK-së si gjendje epidemisë së gripit në Kosovë dhe realisht sipas informatave në Kosovë janë duke qarkulluar tre virus, virusi i gripit, pastaj Covid-19 dhe virusi që njihet në popull si virusi gripi derrave dhe kemi pasur tre virus që qarkullojnë nëpër opinion dhe kjo ka ndikuar që me u rrit fluksi i pacientëve dhe kërkesa e tyre për shërbime mjekësore”, ka deklaruar Sadiku për EO.

Ai ka treguar se për shkak të këtyre viruseve se fundi janë shtuar edhe vizitat të mjeku.

“Po ju tregoj që vetëm për 14 ditë kemi pasur në kryeqytet 61 mijë vizita ose dikun rreth 200 mijë shërbime mjekësorë për 14 ditë që ika ra vetëm që e krahasojmë me dhjetorin dikund 15 për qind më shumë se në dhjetor kemi pasur kërkesa që bie që kemi një fluks të rritur të pacientëve të cilët janë shumica e tyre janë si pasojë e paraqitjes së epidemisë së gripit dhe këtu ka ndiku që stafi ynë me u ngarku dhe ju e dini që fatkeqësisht Prishtina është e pranueshme.

Një sekret publik është kjo që Prishtina ka numër të vogël të punëtoreve shëndetësor numri i punëtorëve shëndetësor është i njëjtë prej vitit 2000, prandaj ne e dimë sa ka ndryshuar numri i banoreve në Prishtinë dhe ky staf që është sot në Prishtinë bazohet në regjistrimin e popullsisë së vitit 2011”, ka thënë Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka goditur me bombardime disa godina në Damask, kryeqytetin…