Aksidenti me fatalitet në Baballoq të Deçanit – mësohet emri i viktimës dhe të lënduarit

14 prill 2025 | 23:46

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet.

Si pasojë e këtij aksidenti ku kanë qenë të përfshira dy vetura ka mbetur një person i vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima e këtij aksidenti është Zejnije Elezaj, rreth 45 vjeçare, ndërsa i lënduari është Mic Elezaj, rreth 21 vjeçar i cili po merr trajtim mjekësor.

Ndërkaq, Policia ka zbuluar detaje për këtë aksident ku njofton se tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes, ndërsa janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Pejës. Fatkeqësisht, njëra nga viktimat është dërguar në spital pa shenja jete, siç ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurtit nuk po i ec mirë nata e fundit…