Aksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës, policia jep detajet

03 korrik 2025 | 11:50

Një person humbi jetën dje në Treboviq të Pejës si pasojë e një vetaksidenti, ndërsa dy të tjerë morën lëndime të rënda.

Policia sot tha se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

Personi që vdiq ishte pasagjer, ndërsa lëndime mori pasagjeri tjetër dhe shoferi.

“Fsh. Treboviq, Pejë / 02.07.2025 – 00:02. Raportohet se ka ndodhur vet aksident trafiku, ku si  pasojë një mashkull kosovar (pasagjer në veturë) ka humbur jetën, ndërsa dy meshkuj tjerë kosovarë (shoferi dhe një pasagjer tjetër) kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e BBVA, Olta Gixhari, së fundmi po i shijon…