Dr. Avni Gashi i bashkohet ekipit të PDK-së në Lipjan!
02 korrik 2025
| 22:51
“Dr. Avni Gashi, doktor i shkencave të menaxhimit, njohës i thellë i sistemit arsimor dhe me përvojë të gjatë menaxheriale, nga sot është pjesë e ekipit”, ka bërë të ditur Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit.
Buja ka thënë se Dr. Gashi ka kompetencë profesionale dhe vizion të qartë për zhvillimin e arsimit dhe qeverisjes së mirë, ai do të jetë kontribues i rëndësishëm në ndërtimin e programit tonë qeverisës.
“Lipjani ka nevojë për profesionistë – dhe bashkë me ta po ndërtojmë fitoren!”, ka shkruar Buja në llogarinë e vet në “Facebook”.



