Aksidenti në Gjakovë: Policia jep detaje rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës së lënduar!

04 qershor 2019 | 16:17

Mëngjesin e sotëm në në lagjen “Dardania” në Gjakovë ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Nga ky aksident sipas policisë e ka pësuar një fëmijë këmbësoriI cili ka marrë lendime të rënda.

Lirije Podrimja nga Policia e Kosovës në Gjakovë, ka thënë për “Zërin” se fëmijë është dashur të transferohet për në QKUK pasi që ka marrë lendime mjaft të rënda, raporton “Zëri.info”.

Podrimja po ashtu, tha se i dyshuari nga ky rast po mbahet në ndalim policor.

“Me datë 04.06.2019 në ora 08:50, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni  në rrugën ,”Pashko Vasa” në lagjen “Dardania” në Gjakovë.

Me të marr informacionin patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes me ç’ rast kanë kuptuar se përderisa një automjet ka qenë në lëvizje kishte goditur një këmbësorë, fëmijë të moshës gjashtë vjeqare i cili pas dhënies së parë në spitalin rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor”, deklaroi Podrimja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat…