Aksidenti tragjik në Kroaci, Vetëvendosje ngushëllon familjet e viktimave
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, në të cilin kanë humbur jetën 10 qytetarë nga Kosova, të cilët kanë qenë duke ardhur nga Gjermania për pushime në vendlindje.
Me këtë rast, Vetëvendosje ka ngushëlluar familjet e viktimave që kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Kroaci.
“Aksidenti tragjik në Kroaci që mori jetën e 10 personave deri më tani, bashkatdhetarë tanë, e që la shumë të tjerë të lënduar në spital e në betejë për jetën, na pikëlloi jashtë çdo mase në këto ditë vere ku të gjithë presin bashkim e kohë me të afërmit e tyre në vendlindjen Kosovë. Ngushëllime të gjitha familjeve që humbën më të dashurit, e urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë janë angazhuar atje, me bindjen e kujdesit të tyre për rastin në fjalë, neve ndajmë sot dhimbjen me familjet e prekura nga kjo tragjedi”, është thënë në telegram ngushëllimin e Vetëvendosjes.



