Aksidentohen dy vetura në Korreticë të Drenasit

09 janar 2019 | 11:04

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Komoran-Drenas, saktësisht në fshatin Korreticë e Ulët.

Një qytetar ka dërguar fotografi në “Kallxo.com” ku shihen veturat e aksidentuara.

Në këtë aksident shihen të jenë përfshirë një veturë e tipit Peugeot dhe një kombi, të dy me targa vendore.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dick Wolf dhe gruaja e tij Noelle po ndahen zyrtarisht.…