Aksidentohet Adem Grabovci

11 prill 2019 | 22:35

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka pësuar një aksident në komunikacion të enjten në mbrëmje.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Grabovci përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shkruar se aksidenti ishte i lehtë dhe s’ka pasur të lënduar. Grabovci është aksidentuar në rrugën Prishtinë – Pejë, në dalje të autostradës te Gjurgjica.

“Sonte kam pësuar një aksident të lehtë. Por, fal Zotit nuk ka të lënduar. Pra, jam shënosh e mirë. Faleminderit për interesimin dhe shqetësimin e treguar”, ka shkruar Grabovci.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka fituar ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 79:97 në…