Aksidentohet automjeti i zjarrfikësve – Lëndohen dy persona

18 dhjetor 2023 | 17:44

Dy perosna kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes një automjeti të zjarrfikësve dhe një veture civile në fshatin Kovaçec të Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli e ka konfimruar lajmin për Insajderin.

“Në fshatin Kovaçec të Kaçanikut janë përfshirë një automjet i zjarrfikësve dhe një veturë civile. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, lëndime kanë pësuar dy persona”- deklaroi Veseli.

Patrulla e Policisë së Kaçanikut dhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Komunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar edhe java e 11 në Superligë e Femrave,…