
Aksidentohet me motor Donaldi, kjo është gjendja e tij
21 maj 2022
| 20:13
Ditën e djeshme ndodhi një aksident me motor në aksin Tiranë-Elbasan. Në vendngjarje ndodhej motori i shtrirë në asfalt, ndërsa aktori Romeo Veshaj pranë një mjeku dhe një ambulance.
Burime për “JOQ” bëjnë me dije se qytetarët e pranishëm në vendgjarje kanë treguar se i aksidentuari me motor ka qenë aktori Donald Veshaj, ndërsa Romeo e ka shoqëruar për në spital me ambulancë.
Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga vëllezërit Veshaj.