Vendimmarrje në skuadër dhe pagë faraonike, oferta e ‘çmendur’ e PSG-së për Mbappen

21 maj 2022 | 19:04

Kylyan Mbappe duket të ketë pranuar rinovimin e me skuadrën e PSG-së pas një propozimi “të çmendur” që kampionët e francez i kanë bërë sulmuesit.

Sipas raportimeve nga mediet e ndryshme italiane, Mbappe do të zyrtarizojë një rinovim 3-vjeçar me parizienët në mbrëmjen e sotme dhe ka njoftuar dhe presidentin e Realit, Florentino Prez për këtë vendim.

Disa nga kushtet e kontratës që ylli francez ka firmosur duken të pabesueshme për shkak të mënyrës së si roli i tij në skuadër do të ndryshojë pas këtij rinovimi.

Mbappe do të ketë mundësinë të zgjedhë trajnerin e skuadrës së bashku me drejtuesit e klubit, ai gjithashtu do të bashkëpunoje me drejtorin sportiv lidhur me objektivat e merkatos dhe cilët duhet të jenë futbollistët që do të afrohen.

Ai gjithashtu do të këtë mundësi të zgjedhë dhe futbollistët që do të qëndrojnë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Të gjitha këto pa harruar një pagë neto prej 100 milionë eurosh në sezon pas taksave që do të paguhen nga klubit.

Një rinovim ky që do të ishte i vështirë për t’u refuzuar nga cilido lojtar tjetër kudo në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë vjet pas nënshkrimit të kontratës është duke u finalizuar…