Aksidentohet një autoambulancë në Gjakovë, gjashtë të lënduar

30 qershor 2022 | 15:30

Një autoambulancë është aksidentuar të enjten në lagjen “Dardania” në Gjakovë, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ne mesin e të lënduarve janë dy pacientë, të cilët po transportoheshin me autoambulancë për në spital.

“Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ në Gjakovë. Në aksident është përfshirë një autoambulancë dhe një veturë. Gjashtë persona janë lënduar, prej tyre dy janë pacientë, të cilët po transportoheshin për në spital”, ka deklaruar Elezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E bija e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresa ka…