Aksidentohet për vdekje një 69-vjeçar në Vlorë

26 qershor 2022 | 13:22

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, ku një automjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motor, drejtues R. H., 69 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 69-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë.…