Aksioni i EULEX-it ishte spektakël për t’i frikësuar njerëzit

28 shtator 2020 | 08:48

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku, ka kritikuar ashpër aksionin e forcave të EULEX-it për bastisjen e zyrave të kësaj organizate. Ai ka vlerësuar se aksioni i forcave speciale EULEX-it ka qenë i kundërligjshëm.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Klinaku ka thënë se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës bastisje ka të drejtë të bëjë vetëm Policia e Kosovës. Aksioni i EULEX-it ka qenë i kundërligjshëm sepse Kodi  Penal i Republikës së Kosovës parasheh që bastisjet dhe arrestimet mund t’i bëjë vetëm Policia e Kosovës. Pra, ka qenë aksion i kundërligjshëm. Për këtë arsye atë ditë ka qenë situatë e tensionuar dhe vetëm disa shokë tonë të kryesisë së organizatës e kanë qetësuar situatën, sepse ka mundur të ketë edhe përplasje”, ka thënë Klinaku.

Ai ka bërë me dije se aksioni i forcave speciale të EULEX-it kishte për qëllim fiksimin e njerëzve.

Klinaku ka thënë se OVLUÇK-ja do ta vazhdojë punën e saj dhe nuk do t’iu frikësohet aksioneve të tilla. “Qëllimi i tyre ishte të bëjnë spektakël dhe t’i frikësojnë njerëzit. Por ne e themi hapur, se pavarësisht se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë në burg, organizata jonë i ka Kuvendin dhe Kryesinë, e cila mëka caktuar mua për ta udhëhequr organizatën. Ne nuk do të ndalemi së punuari për punët që i kemi para vetes”, ka deklaruar Klinaku.

Ai ka paralajmëruar se nëse dikush në zyrat e tyre do të sjellë përsëri materiale të Speciales, OVLUCK-ja do t’i publikojë ato. “Personi që i ka sjellë dosjet e fundit ka thënë se do të sjellë CD. Natyrisht se çdo gjë që do të sjellë dikush, ne do t’i publikojmë para mediave. Nuk e kemi ndërmend të frikësohemi dhe të ndalemi në këtë punë, sepse kemi thënë se ne nuk do t’i mbajmë fshehtë skandalet e tyre”, është shprehur Klinaku.

Ai ka kritikuar qëndrimin e institucioneve shtetërore ndaj këtij aksioni të EULEX-it, ndërsa kryeministrin Avdullah Hoti e ka quajtur mjeran të politikës. “Z. Thaçi dhe as politikanët e tjerë nuk kanë nevojë të flasin fare. Ata duhet të veprojnë, sepse Gjykatës Speciale i ka skaduar mandati më 2 gusht dhe ata duhet të ndërmarrin masa ndaj saj. Ose ta shfuqizojnë apo t’ia vazhdojnë mandatin ose ta amandamentojmë ligjin qysh kemi kërkuar ne si organizatë, që kjo gjykatë t’i hetojë edhe krimet serbe që janë bërë në Kosovë”, ka thënë Klinaku.

“Epoka e re”: Z. Klinaku, si e keni parë aksionin e EULEX-it për ti bastisur zyrat e OVLUÇK-së dhe arrestimin e udhëheqësve të kësaj organizate?

Klinaku: Aksioni i EULEX-it ka qenë i kundërligjshëm, sepse Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh që bastisjet dhe arrestimet mund t’i bëjë vetëm Policia e Kosovës. Pra, ka qenë aksion i kundërligjshëm. Për këtë arsye atë ditë ka qenë situatë e tensionuar dhe vetëm disa shokë tonë të kryesisë së organizatës e kanë qetësuar situatën, sepse ka mundur të ketë edhe përplasje.

“Epoka e re”: Meqenëse e konsideroni aksionin të kundërligjshëm, do të ankoheni në ndonjë instancë të drejtësisë?

Klinaku: Kujt t’i ankohemi? Ju e dini qëndrimin tonë. Ne nuk e njohim Gjykatën Speciale dhe nuk merremi fare me procedurat e tyre. Ndërsa për këtë çështje dihet se ne si veteranë kemi kërkuar me shkrim nga Kuvendi i Kosovës se si duhet të bëhet amandamentimi i Ligjit për Specialen. Institucionet duhet të veprojnë në këtë drejtim. Me pas shtet ashtu si duhet nuk është dashur të ndodhin këto gjëra, sepse vetëm Policia e Kosovës ka kompetencë për këso raste dhe askush tjetër.

“Epoka e re”: A keni kontaktuar me z. Gucati dhe z. Haradinaj pas arrestimit?

Klinaku: Nuk kemi mundur të kontaktojmë sepseatyre nuk ua lejojnë telefonat. Vetëm nganjëherë ua japin telefonin që të flasin me familjarët. Për z. Gucati e di se ka folur me familjen, ndërsa për z. Haradinaj nuk e di nëse ka mundur të flasë me familje.

“Epoka e re”: Pas aksionit, Gjykata Speciale ka treguar se kishte fletarrestime për z. Gucati dhe z. Haradinaj. Dyshimet janë se arrestimet kanë të bëjnëme publikimin e dosjeve nga zyrat e OVLUÇK-së gjatëkëtij muaji. Cili është vlerësimi juaj për këto pretendime?

Klinaku: Hetimet është dashur t’i bëjë vetë gjykata. Aty ku ka ndodhur skandali, pra aty ku kanë rrjedhurdosjet. Kështu që, nuk ka pasur nevojë të vijnë fare te ne.

“Epoka e re”: Pse mendoni se ka ndodhur ky aksion kur dihet që OVLUÇK-ja çdoherë është treguar e gatshme të bashkëpunojë në lidhje me dosjet e publikuara?

Klinaku: Qëllimi i tyre ishte të bëjnë spektakël dhe t’i frikësojnë njerëzit. Por ne e themi hapur se, pavarësisht se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë në burg, organizata jonë i ka Kuvendin dhe Kryesinë, e cila më ka caktuar mua për ta udhëhequr organizatën. Ne nuk do të ndalemi së punuari për punët që i kemi para vetes.

“Epoka e re”: Cili do të jetë reagimi i OVLUÇK-sëpas këtyre arrestimeve? Do të organizoni ndonjëprotestë?

Klinaku: Ne të hënën fillojmë punën. Do të takohemi me strukturat tona drejtuese të organizatës dhe pastaj do të njoftoheni me kohë për veprimet që do t’i marrim.

“Epoka e re”: Nëse përsëri në zyrat e juaja sillen dosje, do ti publikoni?  

Klinaku: Personi që i ka sjellë dosjet e fundit ka thënë se do të sjellë CD. Natyrisht se çdo gjë që do të sjellëdikush ne do t’i publikojmë para mediave. Nuk e kemi ndërmend të frikësohemi dhe të ndalemi në këtë punë, sepse kemi thënë se ne nuk do t’i mbajmë fshehtë skandalet e tyre.

“Epoka e re”: Deri më tani kemi parë disa reagime të institucioneve, ku presidenti dhe disa përfaqësues politikë e kanë kritikuar aksionin e EUELX-it duke e vlerësuar të panevojshëm. Ka qenë i duhur ky reagim?

Klinaku: Z. Thaçi dhe as politikanët e tjerë nuk kanë nevojë të flasin fare. Ata duhet të veprojnë, sepse Gjykatës Speciale i ka skaduar mandati më 2 gusht dhe ata duhet të ndërmarrin masa ndaj saj. Ose ta shfuqizojnë apo t’ia vazhdojnë mandatin ose ta amendamentojmë ligjin qysh kemi kërkuar ne si organizatë, që kjo gjykatë t’i hetojë edhe krimet serbe që janë bërë në Kosovë. Nuk ka nevojë që të bëhen ato reagime sa për sy e faqe. Ata duhet të veprojnë, sepse aksioni i së premtes ka qenë i kundërligjshëm.

“Epoka e re”: Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se për qeverinë veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese?

Klinaku: Ai është një mjeran i politikës. Një ditë para se ta japë qëndrimin e tij, ai është takuar me Quintin dhe aty i ka marrë direktivat se çka me fol. Me qenë si duhet shteti, Ministria e Drejtësisë është dashur tëmerret me këtë çështje, pra me atë çfarë ka ndodhur atëditë, me ato veprime të kundërligjshme.

(Muhamet Koci)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në zyrat e Dhomave të Specializuara të Kosovës do…