Aksioni i EULEX-it mund të jetë konfirmim i aktakuzës ndaj Jakup Krasniqit, por jo domosdoshmërisht

04 nëntor 2020 | 10:38

Në orët e hershme të mëngjesit Zyra e Prokurorit të Specializuar ka nisur bastisjet në disa lokacione në Prishtinë, ku është bastisur edhe shtëpia e ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi.

Avokati Arianit Koci, ka thënë për “Klan Kosova” se bastisjet mund të jenë konfirmim i aktakuzës ndaj Jakup Krasniqit, por jo domosdoshmërisht.

“Po kryhet një bastisje e cila është spektakël i panevojshëm, deri sot çdo njëri është paraqitur në speciale nuk ka pasur nevojë për një spektakël të tillë. Kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës por jo domosdoshmërisht. Prokuroria bastisjet mund t’i bëjë nëse konsideron se mund t’i ndihmojë hetimet”, ka thënë Koci.

EULEX-i me asistencën e Policisë së Kosovës pritet ta zhvillojnë një aksion për bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit, në fshatin e tij të lindjes në Negrovc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale që në orët e hershme të mëngjesit është…