
Aksioni i Prokurorisë në veri – bastisjet në dy lokacione në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok, Elshani jep detaje
19 tetor 2025
| 14:02
Në nëntë lokacione në veri të vendit, janë duke u kryer bastisje ditën e sotme nga ana e Prokurorisë Speciale.
Lidhur me këto bastisje, zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani për “Kossev”.
Pa dhënë shumë detaje, ai ka thënë se dy nga bastisjet janë duke u kryer në Zveçan, ndërsa, shtatë në Zubin Potok
Ndryshe, bastisjet po bëhen për veprat të rënda penale siç janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; dhe, Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.