Aksioni në veri, autoblinda e policisë u sulmua me armë të gjata dhe granatë dore

13 tetor 2021 | 17:00

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media pas aksionit në veri ka njoftuar se autoblinda e policisë është sulmuar me armë të gjata dhe granata dore.

Para mediave, ai ka prezantuar disa fotografi, ku shihen se autoblinda e policisë është sulmuar me armë të gjata, granata dore, etj.

“Fotografi e autoblindit, predhë e hedhur nga armë të gjata”, ka thënë Mehmeti.

“Shenja nga granata e dorës”, ka vazhduar Mehmeti me prezantimin e fotografive nga situata me të cilën u përballë sot policia në veri.

“Kyçja e Njësisë Speciale ka ndodh për shkak të sulmeve që i janë bërë pjesëtarëve të policisë e doganës”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.10.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  …