Aktakuzë kundër 10 zyrtarëve komunalë dhe një gjeodeti në Pejë

24 shkurt 2023 | 13:02

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të kësaj komune dhe një gjeodeti.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe konfliktit të interesit.

Sipas prokurorisë, hetimet në lidhje me rastin kanë zgjatur pothuajse 2 vjet, teksa bëhet e ditur se katër nga personat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuzat janë drejtorë komunalë, dy udhëheqës të sektorëve të drejtorive përkatëse, dy inspektorë të ndërtimit, një zyrtar gjeodet, dhe një gjeodet i licencuar pranë Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Më tutje është bërë  me dije se mbi 11 personat në fjalë rëndojnë 21 vepra të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa dy janë cilësuar si vepra penale të konfliktit të interesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Lorenc Vangjeli Çfarë u mendua si punë e ligë…