Aktakuzë kundër 73 personave për veprimtari të kundërligjshme në Karaçevë

18 nëntor 2021 | 14:44

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë me dije se ka ngritur aktakuzë kundër 73 personave, të cilët janë duke u akuzuar lidhur me rastin “Karaçeva”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N.,  Z.A., N.S., dhe F.K., janë duke u akuzuar se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra” nga neni 311 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, edhe të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., janë duke u akuzuar për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”, nga neni 311 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu të pandehurit E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., janë duke u akuzuar për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”, nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Ndërsa të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 paragrafi 1 dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor” nga neni 261 paragrafi 2 të KPRK-së.

Të pandehurit B.A. dhe B.B., janë duke u akuzuar për shkak të veprës penale “Blerja pranimi, ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen  e veprës penale”, nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., janë duke u akuzuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 paragrafi 2 të KPRK-së.

Aksioni i policisë dhe prokurorisë ishte zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar me ç’rast ishin prangosur edhe shumë zyrtarë policorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca ka qenë në titujt e mediave gjatë këtij…