Aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale ‘fajde’ dhe disa vepra të tjera

02 tetor 2025 | 16:46
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.M dhe Q.M për veprat penale: fajde, shpëlarja e parave, në lidhje me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, falsifikim i dokumenteve, mashtrim dhe kanosje.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.M dhe Q.M, gjatë vitit 2020 në kundërshtim me ligjin, kanë kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale të pasurisë në këmbim të një shërbimi ndaj të dëmtuarit, duke i dhënë atij para me fajde disa herë.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit ia kanë tjetërsuar të dëmtuarit pronën në Prishtinë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i kthejë mjetet financiare.

Gjithashtu, B.M dhe Q.M, akuzohen se në bashkëkryerje, duke e ditur se pasuria rrjedh nga aktiviteti kriminal, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe të fshehjes së vlerës reale, në mënyrë të kundërligjshme e konvertojnë, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë prej 6 milionë e 300 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Evropës që…