Berita Abazi Muhadri me numër 15, kandidate e Vetëvendosjes për asamble në Prishtinë
Berita Abazi – Muhadri garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për asambliste të Prishtinës. Ajo mban numrin 15 në listën e Vetëvendosjes.
Abazi – Muhadri, e cila është juriste me profesion ka në fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit është fokusuar tek rinia, vajat dhe gratë.
Madje, ajo në një video të publikuar në “Facebook” ka treguar se për çfarë do të angazhohet nëse do ta fitojë besimin e qytetarëve më 12 tetor.
Berita është shembull i një qytetareje aktive, të përkushtuar dhe me integritet të palëkundur. Ajo ka ditur gjithmonë të qëndrojë pranë komunitetit, të dëgjojë me vëmendje dhe të veprojë me përgjegjësi. Përkushtimi i saj për drejtësi sociale, barazi dhe mirëqenie për të gjithë është i palodhshëm.
Me vizion të qartë për një Prishtinë më të pastër, më të drejtë dhe me institucione më afër qytetarit, Berita nuk është thjesht një kandidate – ajo është zëri i ndryshimit të mirëfilltë.



